Princ William me anë të një postimi në platformën X ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish trajnerit të Anglisë Sven-Goran Eriksson.
Ai shprehet se është i trishtuar për ndarjen nga jeta të Eriksson dhe tregon se e ka takuar disa herë si trajner i Anglisë.
“I trishtuar të dëgjoj për vdekjen e Sven-Göran Eriksson. E kam takuar disa herë si trajner i Anglisë dhe kam qenë gjithmonë i impresionuar nga karizma dhe pasioni i tij për lojën. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Një zotëri i vërtetë i lojës”, ka shkruar William.