Partizani ka konfirmuar emërimin e serbit Aleksandar Veselinovic si trajner të ri të skuadrës.
Veselinovic do të prezantohet në një ngjarje speciale që do të zhvillohet në orën 17:45 në stadiumin “Arena e Demave”. Ai do të pasojë Orges Shehin në drejtimin e ekipit të kuq.
Ky emërim vjen si një hap i rëndësishëm për klubin, që shpreson se Veselinovic do të sjellë ndryshime pozitive dhe do të ndihmojë skuadrën të arrijë rezultate më të mira në sezonin e ardhshëm.