Një incident ka ndodhur sot në fshatin turistik të Palasës në Vlorë, ku 28-vjeçari nga Tirana ka qëlluar me sende të forta një 42-vjeçar.
Si rezultat i kësaj ngjarjeje, i riu është proceduar penalisht.
Policia e Himarës ka referuar rastin në Prokurori dhe është në kërkim të autorit, i identifikuar si Xh. S., për të hetuar më tej motivet dhe detajet e konfliktit që çoi në përdorimin e forcës.