Në Pogradec, rreth orës 19:30, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Niçë. Shtetasi P. M., 65 vjeç, është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ai është gjetur i rrëzuar në tokë, rreth 250 metra larg banesës së tij ku po kulloste bagëtitë.
Familjarët e tij kanë deklaruar se 65-vjeçari ishte pa ndjenja kur është gjetur. Nga këqyrja e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.