-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studiuesi: Presidenti Begaj me plagjiaturë, dekreton rektorë të akuzuar për plagjiaturë

Kryesoret

Studiuesi Taulant Muka akuzon Presidentin Bajram Begaj për plagjiaturë. Në një postim në rrjetet sociale, Muka nxjerr edhe dokumentet duke treguar se ku e mbështet denoncimin.

“Presidenti Begaj me Punim Plagjiaturë, Dekreton Rektorë të Akuzuar për Plagjiaturë, Pavarësisht Shkeljeve ligjore! Sot, Presidenti i Republikës ka njoftuar dekretimin e  rektorëve të përfshirë në skandale plagjiature, siç është rasti i Artan Hoxhës, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit është e njohur publikisht për doktoraturën e saj të kapur me plagjiaturë. Pavarësisht ankesave të bëra në të gjitha institucionet përkatëse, Komisioni Qendror i Universitetit ka kthyer një përgjigje formale, pa emra dhe vetëm me vulë, duke përforcuar shkeljet ligjore.

Po z. Begaj, a ka një karrierë të ndërtuar mbi plagjiaturën? Zoti Begaj, i cili është mjek në profesion, ka marrë titullin profesor i asociuar, për të cilin nevojiteshin publikime me faktor impakti. Megjithatë, kërkimet tregojnë se jo vetëm që nuk ka publikime të tilla, por edhe një nga artikujt e tij, “Assessment and Management of Gastrointestinal Disorders during Pregnancy”, i publikuar në Advances in Life Science and Technology.

(https://www.iiste.org/…/index.php/ALST/article/view/17044), është 100% i kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut (https://web.archive.org/…//www.obmed.org/pdfs/gastro.pdf). Madje, Presidenti vendos të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë.

Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale. Këto fakte tregojnë qartë se si pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë gjallë hipokrizinë e vlerësimit të ndërsjelltë mes tyresh duke shkelur ligjet shqiptare” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit