-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të korruptojë policin e rrugores, procedohet 19-vjeçari

Kryesoret

Ditën e sotme në Kavajë u procedua penalisht një 19-vjeçar, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë rrugore.

19-vjeçari me iniciale K.S., banues në fshatin Ndroq, Tiranë, po drejtonte makinën me një fuqi më të lartë motorike se sa i lejohej. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale 19-vjeçari u ka ofruar policëve një shumë 2000 lekë që të mos e ndëshkonin administrativisht.

Mirëpo për shkak të shkeljes së kryer ai u ndëshkua me 12 000 lekë dhe 6 muaj me pezullim të lejes së drejtimit.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit