Një zjarr shpërtheu në shkallët ballore të tribunës në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Flakët janë kontrolluar nga zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendngjarje. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë.
Pak çaste pas incidentit, qyteti u përfshi nga stuhia me shi dhe erë të fortë, duke përkeqësuar situatën në Durrës.