Drejtësia britanike ka vendosur që të ekstradojë në Shqipëri katër nga pesë të akuzuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin në 19 Prill 2023.
Do të ekstradohet organizatori i dyshuar Edmond Haxhia, bashkë me Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Steven Hant është diagnostikuar me kancer dhe nuk do të ekstradohet.
Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën survejim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e qëlloi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.
Ekzekutori Ruben Saraiva u ekstradua disa muaj më parë nga Maroku.