Një koncert i këngëtarit të njohur grek Konstandinos Argjiros në Palasë përfundoi në kaos, pasi u përfshi në një sherr të rëndë fizik pas mbarimit të performancës.
Sipas policisë, një 42-vjeçar i identifikuar si Artur Koçeku është plagosur rëndë nga dy persona që janë shpallur në kërkim: Xhoni Spaho dhe Genti Balec.
Sherri, që ndodhi pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur, u përshkrua si një “arenë boksi.”
Xhoni Spaho ka qenë më herët i përfshirë në politikë si kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nga Partia “Aleanca për Demokracinë e Re”. Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të kapur autorët e përfshirë në këtë incident të dhunshëm.
Sherr me sende të forta në një lokal në Palasë, në kërkim dy persona