Ditën e djeshme një sherr ka ndodhur në fshatin Palasë në një lokal nate, ku një 28-vjeçar me iniciale Xh.S., ka goditur një 42-vjeçar.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta 28-vjeçari ka goditur me sende të forta 42-vjeçarin me iniciale L.K.
Nga hetimet e kryera dhe nga pamjet filmike që janë bërë publike në rrjetet sociale dhe në disa media është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe 49-vjeçari me iniciale G.B., banues në Durrës, i cili dyshohet se është përfshirë në konflikt.
Policia po vijon punën për arrestimin e 28-vjeçarit dhe 49-vjeçarit.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Plas sherri në Palasë, 28-vjeçari nga Tirana godet me sende të forta një 42-vjeçar