Turi Koçeku, i njohur gjithashtu si Luçiano Koçeku, është bërë protagonist i një incidenti të rëndë në një lokal në Palasë. Koçeku, i cili ndodhet në spital me dëmtime të rënda në kokë, është një personazh me lidhje të ngushta në biznes dhe krim.
Ai ka bashkëpunuar me vëllezërit Shtufi dhe Mark Luli në projekte ndërtimi në Shqipëri, përfshirë ndërtimin e kullave në kryeqytet.
I lindur në Bulqizë dhe me aktivitet në Dubai, Koçeku ka investuar në sektorë të ndryshëm, nga energjia dhe ndërtimi deri te energjia fotovoltaike.
Kompanitë e tij përfshijnë “LTD Co” dhe “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK”, ndërsa është në kërkim të dy personave që dyshohet se janë përfshirë në dhunën ndaj tij, Xhoni Spaho dhe Genti Baleci.
Prapaskenat/ Biznesmeni që fshihet pas sherrit të bujshëm në Palasë