Sali Berisha ka mbështetur protestuesit e Thumanës dhe të rrethit të Krujës, të cilët po kundërshtojnë ndëshkimin dhe diskriminimin e tyre nga qeveria e Edi Ramës.
Ai ka vlerësuar veprimet e tyre si një luftë kundër politikave që favorizojnë disa zona mbi të tjerat, duke akuzuar Ramën për një sistem taksash të padrejtë që penalizon banorët e veriut të Shqipërisë.
“Dua të përshëndes këta protestues, të cilët janë sot protestuesit kundër diskriminimit që iu bëhet 400-500 mijë shqiptarëve të qarqeve të veriut nga armiku i egër Edi Rama, që i detyron ata që të paguajnë taksë për të hyrë e për të dalë nga Tirana, ndërkohë që askush tjetër në Shqipëri nuk paguan një qindarkë për lëvizjet e tij nga Fushë Kruja gjer në Bilisht, gjer në Kakavjë apo Qafë Botë.”, shprehet Berisha
Berisha i ka bërë thirrje banorëve të veriut të përdorin kurajën dhe të reagojnë ndaj kësaj situate, duke kërkuar një ndëshkim të merituar për atë që ai e quan “armiku i egër”.