-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i IMO: 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë në emigracion, shkak pagat e ulëta

Kryesoret

 Në raportin e fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IMO), thuhet se “afro 40% e fuqisë punëtore aktive të Shqipërisë po punon jashtë vendit”. Sipas raportit për vitin 2024, faktorët kryesorë që po shtyjnë shqiptarët të emigrojnë janë “pagat e ulëta, varfëria, dhe mungesa e perspektivës për punësim të mirë”.

Raporti evidenton se Shqipëria dhe Republika e Moldavisë janë “nga më të goditurat” nga emigrimi. Shkaqet për këtë janë “normat e larta të varfërisë, hendeqet e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsioni i konsiderueshëm dhe klientelizimi”.

Emigrimi i profesionistëve, sipas raportit, ka “ndikuar negativisht në industri dhe ekonominë e vendit”, ndërsa shumë të rinj shqiptarë “kanë bërë udhëtime të vështira për të arrirë në Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar“.

Raporti gjithashtu përmend se vala e emigrimit ka prekur “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ku Serbia funksionon si një “kryeqendër e tranzitit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit