-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet prodhimi i municioneve në Shqipëri, Vengu viziton uzinën e Gramshit

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizitoi Uzinën Mekanike në Gramsh për të inspektuar gjendjen aktuale dhe për të vlerësuar mundësitë e rikthimit të prodhimit të municioneve.

Ky hap është pjesë e një projekti të gjerë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rinovimin e kapaciteteve të industrisë ushtarake, duke rikthyer në përdorim uzina që kishin ndaluar prodhimin pas viteve ’90.

Në fokus është gjithashtu Kombinati Mekanik në Poliçan, i cili do të rindërtohet dhe rifillojë aktivitetin për të mbështetur sektorin e mbrojtjes dhe për të rritur kapacitetet prodhuese për qëllime ushtarake dhe civile.

Kjo strategji parashikon krijimin e një shoqërie tregtare shtetërore për të menaxhuar dhe modernizuar këto uzina, duke kontribuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit