-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shuhen 43 vatra, 5 janë aktive

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes tregon që gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 43 vatra zjarri nga 48 që ishin aktive.

Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë marr pjesë 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.

Ministria e Mbrjotjes thotë që zjarret janë shuar në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër.

Ndërkohë po vijon puna në shuarjn e vatrave në fshatin Surroj ku në teren janë angazhuar 39 forca nga strukturat vendore të bashkisë dhe 17 efektivë nga Forcat e Armatosura. Në fashtin Tetaj, njësia administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë. Në terren janë angazhuan 13 forca dhe në fashtin Bukëmirë, njësia Rrëshen, Mirditë po ndihmojnë rreth 40 forca vendore.

Gjithashtu në fshatin Baqel, njësia administrative Blinisht, zjarri është zhvilluar në një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe hamullore. Në terren morën pjesë 105 forca operacionale ku që bënë të mundur izolimin e flakëve pasi u dogj një sipërfaqe prej 250 ha.

Ndërsa në fshatin Manelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnel, bashkia Vau-Dejës u angazhuan 41 forca operacionale dhe tre automjete zjarrfikëse nga FA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit