-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasësi shqiptar i veshur firmato, futet live në Instagram nga burgu

Kryesoret

Një vrasës shqiptar që ndodhet te qelia e burgut në Mançester shpërndan vazhdimisht video në rrjetet sociale edhe pse rojet ia hoqën disa herë pajisjet.

Sipas The Times bëhet fjalë për Eugert Merizaj, i cili ka postuar në mënyrë të paligjshme në Instagram dhe TikTok që kur u dënua me 32 vjet burg në maj të vitit 2022.

33-vjeçari shqiptar u burgos për vrasjen brutale me armë gjahu të një tregtari droge, Hemaëand Ali Hussein, në Hartlepool në vitin 2019.

Ai u ekstraduan nga Belgjika pasi policia ra në gjurmët e tij dhe është një nga 66 shqiptarët që kanë likuar për t’u transferuar për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Gjatë kohës në burg stafi i ka sekuestruar të paktën tre pajisje në katër muajt e fundit.

Së fundmi ai ka pozuar në Instagram i veshur me Dolce & Gabbana me mbishkrimin ‘më i fortë se kurrë’ të shkruar në shqip. Postimi u shoqërua me një këngë të bashkatdhetarit të tij, Stresi, me titull “Mos u dorëzo”, shkruan The Times.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit