Zjarri që ka shpërthyer prej dy ditësh në pyjet e Vig Mnelës në Vaun e Dejës është përhapur në territorin e Bashkisë Lezhë.
Flakët, të përhapura në disa drejtime për shkak të erës së fortë, po rrezikojnë malin e Kreshtës dhe zonat e banuara.
Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja ka qenë e vështirë, dhe autoritetet lokale priten të kërkojnë ndihmën e qeverisë për ndërhyrje nga ajri për të përballuar situatën që mund të dalë jashtë kontrollit.