-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Mori makinën me qira dhe e fshehu në Tiranë, arrestohen dy persona

Kryesoret

Dy persona u arrestuan dhe shpallet në kërkim pronari i banesës ku u gjet automjeti i parkuar, pasi njëri prej tyre ka tentuar që të përvetësojë një Audi me vlerë 200 mijë euro përmes mashtrimit.

39-vjeçari me iniciale Yucehan Er banues në Gjermani kishte marrë makinë me qira dhe e ka sjellë në Shqipëri. Më pas ai ka bërë një kallëzim të rremë duke treguar se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet rezultoi se 39-vjeçari ia kishte dhënë Audin 38-vjeçarit Elvis Kosova.

38-vjeçari rezulton pronar i kompanisë ‘Mel Construcions’ në Tiranë, firmë e cila merret me import dhe eksport makinash. Elvis Kosova njihet si i apasionuar pas makinave luksoze dhe garave të shpejtësisë, ku në vitin 2020 rezulton fitues i garës Drag Race, në Kosovë.

Ndërsa gjatë kontrollit në oborrin e banesës së një 20-vjeçari me iniciale J.H., në fshatin Prush u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina Audi dhe 4 aparate celulare.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit