Ditën e sotme një 33-vjeçar u arrestua pasi 3 muaj më parë ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij.
33-vjeçari Ilir Buçeza ishte i shpallur në kërkim pasi më 21 maj gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Shënavlash ka plagosur me armë zjarri në oborr djalin e xhaxhait të tij Eduart Buçeza 24 vjeç .
33-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.