Një përleshje e dhunshme në burgun e Domokos në Greqi ka rezultuar në plagosjen e rëndë të një 41-vjeçari shqiptar, i cili është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë.
Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur në orën 10:30 të së martës dhe ka përfshirë një 32-vjeçar sirian dhe një 30-vjeçar algjerian që kanë pasur një përplasje fizike me të burgosurin shqiptar.