-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kroacia mund të njohë Palestinën, Milanoviç: Nuk ka arsye për të mos e bërë

Kryesoret

Presidenti kroat Zoran Milanoviç ka deklaruar se njohja e Palestinës është një çështje morale dhe se nuk ka arsye për të mos e bërë këtë hap.

Ai theksoi se shumë shtete tashmë e kanë njohur Palestinën dhe kërkoi që Kroacia të mos mbetet pas.

“Palestinën e njohën një sërë shtetesh, duke përfshirë disa nga vendet e ish-Jugosllavisë. Kroacia hesht. Pse hesht Kroacia? Nuk shoh asnjë arsye pse Kroacia nuk duhet ta njohë Palestinën”, tha Milanoviç.

Milanoviç gjithashtu theksoi nevojën për ndihmë humanitare për Ukrainën, por shprehu qëndrimin e tij kundër përfshirjes direkte të trupave kroatë në konflikt.

Unë kam bërë gjithçka dhe do të bëj në të ardhmen për të parandaluar çdo përfshirje të ushtarëve kroatë në luftën në Ukrainë në çfarëdo mënyre, duke përfshirë pjesëmarrjen në qendrat e trajnimit. Nëse dikush do t’i japë ushtrisë ukrainase pajisje ushtarake, ky nuk është autoriteti im dhe nuk do të ndërhyj në të”, u shpreh Milanoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit