Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë një deklarate për mediat foli rreth çështjes së mbetjeve në portin e Durrësit.
Balluku u shpreh se i bën thirrje medias që të tregohen të kujdesshëm tek analizojnë këtë çështje, pasi sipas saj është e komplikuar nga na juridike.
Ajo tha se “do të ishte e udhës që të prisnim vendimet që do të dalin proceset që kanë nisur për këtë çështje mjedisore, që afekton imazhin e Shqipërisë
“Çështja e mjeteve dhe porti i Durrësit janë dy gjëra të ndryshme sepse kam vënë re që përfshihen ministritë apo Autoriteti portual. Transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në ’98, kjo është për t’ju dhënë fakte që ka një protokoll të mirëfilltë për të cilin ministria e Mjedisit ua ka bërë me dije. Nuk është asgjë e re, ka edhe tranzitim dhe eksport të mbetjeve që janë të koduara në bazë të kodeve evropiane. Ka qenë procedure normale deri kur mori këtë përmasë, por duhet thënë se autoriteti portual s’ka asnjë lidhje me këtë proces. Autoriteti portual me koncesionarin që ka kryer këtë transporte janë dy entitete konkurrente”, tha Balluku.
Ajo tha se këtu do e ndal informacionin për këtë çështje pasi qeveria në bashkëpunim me OLAF janë angazhuar që ditën e parë, dhe kërkon që t’i jepet kohën e duhur drejtësisë.
“Të mos e kthejmë këtë cështje procedurale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksoi Balluku.