-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: 40% e fuqisë punëtore iku, qeveria teknike rruga e vetme

Kryesoret

IOM ka publikuar shifrat e njerëzve që ikin nga Shqipëria. Vendi ynë është goditur nga emigracioni masiv. Akil Kraja nga selia blu tha se shpëtimi i Shqipërisë bëhet duke larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

“Alarmin e përsëritur të opozitës, mbështetur në shifra të Eurostat, e konfirmon edhe një organizatë tjetër ndërkombëtare. Shqipëria është një nga dy vendet më të goditura në Europë nga niveli i lartë i emigracionit në raport me popullsinë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin dhe raportit global të saj për vitin 2024.

Simotra e Shqipërisë në këtë fatkeqësi kombëtare është ish-republika sovjetike e Moldavisë e cila referohet tradicionalisht në të gjitha buletinet ndërkombëtare si vendi më i varfër në Europë.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin rendit si arsye normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsionin dhe klientelizmin e konsiderueshëm që kanë ndikuar në vendimet e njerëzve për t’u larguar nga vendi.

“Rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit, duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që vazhdimisht humbasin punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët, ashtu edhe në atë të lartë”, thuhet ne raportin e IOM.

IOM vë në dukje se mijëra të rinj shqiptarë kanë bërë udhëtime të vështira për të arritur në Britaninë e Madhe, ku shumë prej tyre rrezikojnë jetën duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla ose me gomone.

Qeveri teknike dhe zgjedhjet e lira janë rruga si bëhet kjo” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit