Një 41-vjeçar është kapur në flagrancë në rrugën “Thoma Koxhaj” pas keqtrajtimit të një qeni deri në vdekje.
Pas ndalimit nga policia, i dyshuari A. K. është shoqëruar në komisariat dhe më pas është lënë i lirë, ndërsa është proceduar për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës” sipas Kodit Penal.
Materialet janë referuar në Prokurori për shqyrtim të mëtejshëm.