Policia e Sarandës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili kishte një sasi lënde narkotike gati për shitje dhe një thikë.
Ai dyshohet se i ndante në doza në banesën e tij dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 25-vjeçarit me iniciale F.K., banues në Berat, lëndë të dyshuara narkotike kanabis, një grirës për lëndët narkotike dhe një thikë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike, thika dhe 2 celularë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.