Dy turiste çeke u shpëtuan nga shërbimet e Policisë Himarë pas humbjes në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.
Policia mori njoftimin mëngjesin e sotëm dhe ndërmori menjëherë një operacion në kushte të vështira.
Pas disa orësh kërkimi, forcat e policisë arritën të lokalizojnë turistet, të cilat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.