Dy turistë gjermanë janë shpëtuar nga Policia e Gjirokastrës pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të zonës malore të Labovës së Madhe.
Ata ishin të humbur prej disa orësh dhe kërkuan ndihmën e autoriteteve. Policia aktivizoi një skuadër të forcave Shqiponja dhe pas komunikimeve telefonike me ta, u arrit lokalizimi i vendndodhjes dhe shpëtimi.
Gjendja shëndetësore e turistëve është e mirë dhe ata janë transportuar në qytetin e Gjirokastrës.