Ministria e Mbrojtjes raporton që gjatë 24 orëve të fundit nga 23 vatra zjarri, 16 janë shuar dhe 7 janë aktive.
Në operacion për shuarjen e zjarreve u anagazhuan 336 forca operacionale dhe 27 automjete, ndërsa ë mbështetje të forcave në terren u aktivizuan 119 trupa ushtarake me 3 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri “Cougar” i FA.
Vatrat e zjarrit që u neutralizuan janë në disa fshatra të bashkisë së Durrësit, Kavajë Lushnjë, Fier, Berat, Vlorë, Himarë Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe.
Ndërkohë po punohet për shuarjen e zjarrit në qarkun e Kukësit, në fashtin Surroj ku janë angazhuar 17 firca nga struktuarta vendore dhe 17 efektivë të Forcave të Armatosura.
Në qarkun e Shkodrës në fashtin Mnelë e Vogël janë angazhuar 4 automjete me 30 forca nga MZSH bashkia Vau-Dejës, Pukë, Malësi e Madhe, 2 mjete zjarrfikëse, 50 forca vullnetare, 5 forca policia bashkiake dhe 24 forca nga sherbimi pyjor.
Ndërsa në qarkun e Lezhës situata vazhdon të jetë e vështirë dhe që në orët epara të mëngjesit janë angazhuar 50 efektive te FA me 3 mjete zjarrfikese dhe Helikopteri Cougar i Faj.
Gjithashtu në qarkun e Dibrës, në fshatin Pejkë, njësia administrative Melan,anë angazhuar 8 forca me 2 mjete nga MZSH bashkia Dibër, 5 forca të njësisë administrative të cilat po vendosin zjarrin nën kontroll.