Kryetarja e Kuvendit Elisa Sporopali me anë të një postimi ka përkujtuar At Zef Pllumin në 100 vjetorin e tij të lindjes.
Spiropali shprehet se At Zef Pllumi ishte një figurë e madhe françeskane, ku me jetën e tij me dhimbje krijoi një model që u bë pjesë e ndërgjegjes kombëtare dhe identitetit europian të shqiptarëve.
Përmes librit të tij “Rrno vetëm për me tregue,” na dha një udhëzues të rëndësishëm se si ky model mund të frymëzojë të gjithë: besimtarë dhe jo besimtarë, të varfër dhe të pasur, qeveritarë dhe qytetarë, të majtë dhe të djathtë, në fshat dhe në qytet, nga lindja në perëndim, nga veriu në jug”, shkruan Spiropali.
Ajo thotë që “impenjimi i tij social e politik, në kuptimin më të gjerë, mbetet një shembull për çdo politikan vullnetmirë që ka orientim themelor drejtësinë sociale”.