Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi takime me ambasadoret Vasilika Hysi dhe Besiana Kadare për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit të Kuvendit me OKB-në dhe agjencitë e saj.
Në këto biseda, u theksua rëndësia e përmirësimit të raportimeve të Shqipërisë në OKB dhe në organizatat ndërkombëtare me qendër në Gjenevë, si dhe forca e bashkëpunimit me UNESCO-n për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e rolit të Shqipërisë në këtë agjenci të OKB-së.