-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu dhe dëbore

Kryesoret

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Në zonat qendrore dhe jugore priten hera-herës shtrëngata afatshkurtra shiu, ndërsa pas mesditës reshjet do të vijojnë me intensitet të ulët deri në orët e pasdites.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, të shoqëruara herë pas here me stuhi bore. Në verilindje dhe lindje, në lartësitë mbi 100 metra, si dhe në juglindje mbi 300–400 metra, reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, mbi 400–500 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të shfaqen në formën e dëborës së dobët. Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut dhe dëborës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 18 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3–4 ballë.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat malore dhe rrugët me lartësi të mëdha, ku reshjet e dëborës mund të sjellin vështirësi në qarkullim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit