Nedim Bajrami, mesfushori i Kombëtares shqiptare, është afër një transferimi te gjigantët skocezë të Rejnxhërs. Sipas raportimeve nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bajrami, 25 vjeç, pritet të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rejnxhërs.
Sezonin e fundit, ai ka luajtur për Sasuolon në Seria A dhe ka pasur përvoja të tjera me Empolin, Grashoperin dhe Zyrih.
Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian këtë verë, duke realizuar golin më të shpejt të turneut, dhe tani mund të bëjë hapin e madh në karrierën e tij me një transferim të rëndësishëm.