-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Gjermani 25-vjeçari shqiptar, i kërkuar për plagosje dhe armëmbajtje

Kryesoret

Erland Krasniqi, 25 vjeç, është arrestuar në Gjermani dhe është në pritje të ekstradimit në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit pas një incidenti më 15 maj 2024, kur gjatë një konflikti në “Rrethrrotullimin e Plepave” në Durrës, plagosi me armë zjarri Renato Bajraktari.

Krasniqi akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, për të cilat gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas njoftimit të Interpol Wiesbaden, arrestimi i Krasniqit është realizuar më 26 gusht 2024. Ai është në procedurë ekstradimi për të përballuar akuzat në Shqipëri.

Gjykata e Durrësit ka shpallur vendimin Nr.330 më 25 maj 2024, për të caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale të parashikuara nga nenet 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit