Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur jugun e Kretës, pranë Gavdos, pasditen e së mërkurës rreth orës 19:29.
Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet u regjistruan në një thellësi fokale prej 11.6 km, me epiqendër 15 km në lindje-verilindje të ishullit Gavdos. Tërmeti ka ndodhur 71 kilometra në jug të Rethymnos dhe është ndjerë fuqishëm në qytetin e Iraklios.
Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo në materiale, ndërsa specialistët janë duke ndjekur situatën.