-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër akuzë ndaj CEO-s së Telegram, nën hetim për dhunë ndaj djalit

Kryesoret

Pavel Durov, themeluesi i platformës “Telegram” dhe miliarderi francezo-rus, është përballur me një akuzë të re në Francë. Ai ndodhet nën hetim për dhunë të rëndë ndaj djalit të tij të mitur, një hetim që ka nisur nga zyra franceze e mirëqenies së fëmijëve. Dhuna e supozuar ka ndodhur në Paris dhe i referohet një incidenti të raportuar nga nëna e djalit në Zvicër në vitin 2023. Djalit, i lindur në vitin 2017, tani jeton në Zvicër me nënën e tij.

Përveç kësaj akuze, Durov është gjithashtu në qendër të një hetimi tjetër në Francë, ku akuzohet për mosveprim ndaj shpërndarjes së përmbajtjeve kriminale në Telegram, përfshirë trafik droge, pornografi me fëmijë, mashtrim dhe pastrim parash. Ky hetim është lidhur me menaxhimin e platformës që Durov e ka themeluar në vitin 2013, dhe që aktualisht ka mbi 900 milion përdorues.

Durov, i cili ka një pasuri prej 15.5 miliardë dollarësh sipas Forbes, u arrestua në aeroportin e Bourges afër Parisit të shtunën dhe ka kaluar gati katër ditë në paraburgim. Sot ai është paraqitur në gjykatë për të përballuar këto akuzat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit