Në Goreme, Turqi, dy turistë të huaj janë arrestuar pas vjedhjes së një çante me para të një çifti shqiptar në një kafene.
Çanta përmbante 12 mijë e 100 paund dhe 1500 dollarë australianë. Ekipet e xhandarmërisë ndërhynë dhe arrestuan të dyshuarit brenda 8 orësh pas ngjarjes, duke përdorur kamerat e sigurisë dhe ndihmën e punonjësve të kafenesë.
Çifti shqiptar ka marrë mbrapsht sendet e vjedhura.