-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U këput papritur në fushë, vdes futbollisti

Kryesoret

Lajm i trishtë. Mbrojtësi i Nacional në Uruguai, Juan Izquierdo ka vdekur pasi ra pa ndenja në fushë gjatë një ndeshjeje të Copa Libertadores 5 ditë më parë. 27-vjeçari uruguaian po trajtohej në spital.

“Me pikëllimin dhe tronditjen më të thellë në zemrat tona Klubi Nacional njofton vdekjen e lojtarit tonë të dashur Juan Izquierdo” postoi skuadra e tij në X.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe të dashurit e tij. I gjithë Nacional është në zi për humbjen e tij”.

Me të dëgjuar lajmin, një zëdhënës i Sao Paulos tha se ishte një “ditë e trishtuar për futbollin”.

Sulmuesi i Inter Miami, Luis Suarez tha: “Dhimbje, trishtim, është e vështirë të shpjegohet. U preftë në paqe. Uroj shumë forcë për familjen dhe miqtë e tij.”

Ai ra në minutën e 84-të dhe nuk ishte në kontakt me asnjë lojtar tjetër në momentin e rrëzimit.

Izquierdo mori trajtim mjekësor në fushë dhe u dërgua me urgjencë në një njësi të kujdesit intensiv menjëherë më pas.

Liga e parë dhe e dytë e Uruguait u shtynë në fundjavë pas vdekjes së Izquiedros.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit