E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, për të diskutuar përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.
VanHorn shprehu admirim për punën e palodhur të SPAK-ut dhe inkurajoi ekipin të vazhdojë me përkushtimin e tyre.
Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetje të plotë nga Shtetet e Bashkuara në misionin e tyre dhe përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.