Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare. Mbrëmjen e djeshme ambasada ngriti alarmin duke paralajmëruar se Shqipëria mund të jetë cak i sulmeve nga Irani.









