Situata me zjarrin në Kallmet të Lezhës ka shkuar në një pikë kritike, me flakët që po i afrohen ngushtë qendrës së fshatit.
Flakët, të cilat filluan të përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, kanë shkaktuar shqetësim të madh në komunitet.
Ndërkohë që përpjekjet tokësore për të kontrolluar zjarrin vazhdojnë, autoritetet kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për të frenuar përhapjen e tij.