Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar qytetarët që të mos lejojnë Edi Ramën të sigurojë një mandat të katërt në mënyrë të paligjshme.
Ai premtoi se PD do të rikthejë zgjedhjet e lira dhe do të ndalë krimin, vjedhjen dhe korrupsionin me tolerancë zero.
“Ka në plan të rrëmbejë mandatin e katërt, do ia djegim në dorë këtë plan do u kthejmë shqiptarëve zgjedhjen e lirë. Do shtypim krimin kudo ndodhet, luftë me zero tolerancë kundër vjedhjesa dhe korrupisonit .Shqipëria rikthehet në rrugën e integrimit të ligjit dhe të kushtetutës”, tha Berisha.