-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Fushatë e shpifur kundër bujqve, kompanitë që shisnin ‘Lodra kineze’ janë zhdukur

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas një ‘alarmi’ të ngritur nga një gazetar ‘influencer’ mbi nivelet e nitratit në frutat dhe perimet e prodhuara në Shqipëri.

Braçe ka theksuar se ky alarm ishte pjesë e një fushate të sponsorizuar për të dëmtuar prodhimin vendas dhe ka akuzuar se dy kompanitë që tregtonin pajisjet për matjen e nitratit janë zhdukur.

Në një postim në Facebook, Braçe ka publikuar përgjigjet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurisë Ushqimore e Veterinare dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

“Ka qenë pjesë e një fushate të madhe kundër prodhimit vendas për të shitur ca lodra të poshtra kineze pa asnjë bazë shkencore e ligjore. Kanë përfshire prezantues, thotë njëri aty ky aparat qenka fantastik, ku keni qenë më parë. Okuliste, nutricioniste që thotë dhe më habit ‘do ia sugjeroj çdo pacienti dhe çdo konsumatori të biznesit tim’.

Apo dietologë, thotë njëra këtu unë tani e përdor për krijimin e dietave  ushqimore sepse nitrati është element shumë i dëmshëm dhe që duhet kontrolluar me çdo kusht. Apo aktorë të mëdhenj që janë futur në politikë që thonë që e zbulova rastësisht në internet. Këta janë paguar të gjithë për këtë fushatë. Kanë bërë dëm. Ndikimi i tyre ka qenë i tillë sa ka bërë dëm kolosal për bujqit”, shprehet Braçe.

 Ai gjithashtu ka ngritur pyetje mbi arsyen pse dy kompanitë që shisnin këto pajisje janë larguar nga tregu dhe kanë pezulluar aktivitetin e tyre.

Deputeti ka theksuar se bujqit shqiptarë kanë prodhuar dhe eksportuar 200.000 ton fruta dhe perime të cilat janë analizuar në laboratorë të certifikuar dhe janë konsumuar në vendet pritëse si produkte të shëndetshme.

Ai e cilëson këtë alarm si një fushatë të sponsorizuar që ka shkaktuar dëme të mëdha për bujqit dhe ka përfunduar duke akuzuar disa individë të njohur në media dhe rrjete sociale për përhapjen e këtij alarmi të pabazuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit