-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Holanda lejon Ukrainën të përdorë F-16 në territorin rus

Kryesoret

Holanda ka dhënë leje për Ukrainën të përdorë avionët luftarakë F-16 në territorin rus, të cilët ia ka dhuruar më parë. Komandanti i Forcave të Armatosura të Holandës, Onno Eichelsheim, ka konfirmuar se nuk ka kufizime në përdorimin e këtyre avionëve, për sa kohë që respektohen ligjet e luftës.

Holanda ka dhuruar gjithsej 24 avionë F-16 për Ukrainën dhe pilotët ukrainas janë trajnuar për t’i përdorur ata nga partnerët perëndimorë. Avionët F-16, të cilët mund të mbartin armë të ndryshme dhe raketa, janë konsideruar një forcë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve ajrore të Ukrainës.

Megjithatë, Eichelsheim nuk ka konfirmuar nëse Ukraina ka filluar tashmë përdorimin e këtyre avionëve në fushën e betejës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit