Në qytetin e Volos në Greqi, është përjetuar një katastrofë ekologjike pasi qindra mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur marinën e qytetit.
Peshqit janë zhvendosur në det nga përmbytjet e vitit të kaluar në Thesali, duke krijuar një lëmsh argjendi dhe një erë të keqe që ka alarmuar banorët dhe autoritetet lokale. Anijet e peshkimit kanë përdorur rrjeta për të mbledhur më shumë se 40 tonë peshq në 24 orët e fundit.
Kryetari i bashkisë së Volos, Achilleas Beos, ka kritikuar qeverinë për mosadresimin e problemit dhe ka paralajmëruar për pasojat mjedisore që mund të shkaktojnë këta peshq të kalbur.
Ekspertët e lidhin këtë krizë me përmbytjet rekord të vitit të kaluar, të cilat mbushën liqenin Karla dhe detyruan peshqit të kalonin në ujëra të kripura ku nuk mund të mbijetojnë. Një hetim është nisur për të zbardhur përgjegjësitë.
/5pyetjet.al