Pas kërkesës së opozitës Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të thërrasë më 4 shtator mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mbi fatin e deputetit socialist Vullnet Sina.
Sipas deputetëve të PD, rezulton se deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sinaj ka përfituar nëpërmjet 9 (nëntë) kompanive të tij të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 (tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 70, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë
Ndërkohë që ne proces është mandati i Olta Xhaçkës për të cilën Kuvendi do të vendosë në 12 shtator nëse do ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese për interpretim.