-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi shqyrton vendimin e GJK për Xhaçkën, Çupi: PS nuk e mbron dot më ish-ministren

Kryesoret

Kuvendi do të shqyrtojë më 12 shtator vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Deputetja Dhurata Çupi e PD-së theksoi se vendimet e GJK janë përfundimtare dhe nuk mund të zhbëhen. Çupi e akuzoi PS-në se nuk ka më argumente për të mbrojtur Xhaçkën dhe kërkoi që të shqyrtohen gjithashtu edhe përfitimet e deputetit të PS-së, Vullnet Sina, nga buxheti i shtetit.

Ajo kritikoi qeverinë për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Ka raporte të Transparency International se Vullnet Sinaj ka ndikuar për të kaluar disa ligje. E kemi çuar Xhaçkën në Gjykatën Kushtetuese 2 herë. Ne nuk mund të heshtim ndaj gjërave që nuk shkojnë, që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sa i përket SPAK, ne mendojmë se ka gabuar me z Sali Berisha, duke goditur liderin e opozitës, por ne mbështesim punën e drejtësisë, pasi 26 kryetarë bashkie janë nën hetim”, tha deputetja Çupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit