-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OBSH: Arrihet marrëveshja për pauza në luftime në Gazë

Kryesoret

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Izraelin për të mundësuar pauza të shkurtra në luftime në Rripin e Gazës, me qëllim që të realizohet një fushatë vaksinimi kundër poliomielitit.

Këto pauza, të cilat do të ndodhin në periudha të ndryshme dhe do të zgjasin nga tetë deri në nëntë orë në ditë, janë planifikuar për të mbuluar 640.000 fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për territoret palestineze, shpjegoi se ndërprerjet në luftime do të fillojnë të dielën në Gaza qendrore dhe do të ndjekin faza të tjera në jug dhe veri të Gazës.

theksoi se qëllimi është të vaksinohen të paktën 90% e fëmijëve në Gazë për të parandaluar përhapjen e poliomielitit, duke shtuar se marrëveshja është arritur në koordinim me autoritetet izraelite dhe se të gjitha palët duhet t’i përmbahen asaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit