Në aksin Ura e Leklit-Përmet ka ndodhur një aksident i trefishtë automobilistik, ku janë përfshirë tre automjete.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër dhe është shkaktuar nga lagështia në rrugë. Të lënduar janë pjesëtarët e dy familjeve të huaja: një familje franceze, përfshirë tri fëmijë dhe nënën e tyre, dhe një familje polake me lëndime të lehta.
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po heton shkaqet e aksidentit.