Më 1 Shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në Dajt për të shqyrtuar punën e deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.
Takimi do të përfshijë ministrat, drejtuesit e organeve të varësisë dhe kryebashkiakët, dhe do të shërbejë për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara. Në agendë është gjithashtu diskutimi i strategjive për vitin zgjedhor dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.
Pas kësaj mbledhjeje, më 8 Shtator, Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në Durrës për të zgjedhur Sekretariatin e Ri të PS-së.