-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë shuar, 10 ende aktive

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit në vend ka raportuar 29 vatra zjarri, ku 19 janë shuar dhe 10 janë aktive.

Izolimi i plotë i flakëve u bë në bashkitë e Durrësit, Kukësit, Tiranës, Krujës, Rrogozhinës, Vlorës, Delvinës, Këlcyrës, Lezhës, Dibërs, Tropojës, Hasit dhe Malësi së Madhe.

Ndërkohë po punohet në shuarjen e vatrave të zjarrit në qarkun e Kukësit, në fshatin Surroj ku vazhdon të jetë aktiv prej disa ditësh.

Në qarkun e Shkodrës,në fshatin Bishkas, Mnelë e Vogël vatrat janë izoluar dhe në fashti Shakotë, njësia administrative Postribë vazhdon të kjetë aktive por nuk ka rrezik për banesat. Si dhe në fshatin Hamel dhe fashtin Flet, njësia administrative Blerim situata është në monitorim dhe nuk përbëjnë rrezik për banesat.

Ndërsa në qarkun e Lezhës, në fshatin Shëngjin vatra vazhdon të jetë aktive, nuk përbën rrezik për banesat dhe po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor. Në fshatin Mal-Milot dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka dhe po monitorohet nga shërbimi pyjor.

Gjithashtu në qarkun e Vlorës në malin Trialllonja, mnë fshatin Kopaçez kanë rënë zjarre në një sipërfaqe me shkurre dhe nuk kanë rezik për banesat, si dhe forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit